Abdixhiku për Konjufcën: Pse nuk është distancuar kur LV-ja bënte video-pamflete kundër nesh

17 dhjetor 2025 | 00:07

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka folur në “Debat Plus”, për intervistën e Glauk Konjufcës në “Pressing” të T7, të hënën.

Abdixhiku tha se nëse Konjufca ka pasur bindje që pamfletet për ish-partitë e opozitës gjoja “do e kthejnë Serbinë në Kosovë”, atëherë pse asnjëherë nuk është distancuar.

“Partia e tij, nënkryetari i të cilës është Glauk Konjufca delë e thotë partitë e ish-opozitës, LDK-PDK-AAK, thonin donë me kthy Serbinë me video pamflate. Pse nuk është distancu. Nëse ka pasur kësisoj bindjesh është dashur të dalë e të thotë nuk pajtohem me këtë konstatim”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha se do t’i drejtohet…