Enver Hoxhaj tregon planin për arsimin: Shkolla pa libra, arsimi do të bëhet komplet digjital (video)

18 dhjetor 2025 | 11:28

Ish-ministri i Arsimit dhe kandidat për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 4, Enver Hoxhaj, ka prezantuar vizionin e tij për arsimin përmes një videoje të realizuar me inteligjencë artificiale, duke rikujtuar reformat e viteve 2008–2010 dhe duke kërkuar “një kthesë të qartë drejt mësimit digjital”.

Hoxhaj ka theksuar se gjatë mandatit të tij si ministër, fokusi ka qenë “i qartë dhe i qëllimshëm”.

“Unë kam qenë ministër i arsimit në vitet 2008-2010. Në atë kohë, e kemi pasur kogja shumë prioritet Gjuhën Shqipe, Matematikën, IT-në dhe Gjuhën Angleze. Donim që koncepti i jonë arsimor të jetë i ndërtuar në konceptin e ‘Skills’”, ka thënë Hoxhaj në një video të publikuar në “Facebook”.

Ai ka nënvizuar se edhe sot, baza e sistemit arsimor mban gjurmën e asaj periudhe reformuese.

Duke folur për politikat konkrete të asaj kohe, Hoxhaj rikujtoi sigurimin e teksteve shkollore falas, por theksoi se koha kërkon një qasje krejt tjetër.

“Në atë kohë i kemi siguruar tekstet shkollore falas, por unë sot mendoj që duhet me dalë në mësim digjital komplet”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas tij, arsimi i Kosovës duhet të lidhet drejtpërdrejt me teknologjinë moderne.

“Se si të ndërlidhet sistemi jonë arsimor me Smart Boards, me laptopë, me AI, në nivele të ndryshme.”

Hoxhaj ka thënë se Kosova tashmë ka bazë për këtë transformim.

“Kemi shkolla që janë qendra të inovacionit”, ka thënë Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mauro Icardi pritet të largohet nga Galatasaray, ndërsa përfaqësuesit e…