Agim Ademi viziton Ambasadën e Kosovë në Katar
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka bërë me dije se gjatë qëndrimit në Doha, në kuadër të aktiviteteve të FIFA-s, ka vizituar Ambasadën e Kosovës në Katar.
Ademi treguar se me ambasadorin e kësaj ambasade, Faud Morina, ka biseduar për raportet në mes të Kosovës e Katarit dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën sportive.
“Gjatë qëndrimit tim në Doha për aktivitetet e FIFA-s, pata kënaqësinë të vizitoj Ambasadën e Republikës së Kosovës në Katar, ku u prita nga Ambasadori Fuad Morina. Diskutuam mbi raportet miqësore ndërmjet Kosovës dhe Katarit, si dhe mbi mundësitë për të thelluar bashkëpunimin në fushën sportive me këtë shtet mik. Bashkëpunimi me institucionet tona dhe lidhjet ndërkombëtare janë çelësi për zhvillimin e futbollit tonë!”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.



