67-shi i PDK-së, gjenerali Hisen Berisha, merr përkrahje në Vushtrri

19 dhjetor 2025 | 12:00

Në qytetin e Vushtrrisë gjenerali Hisen Berisha ka marrë mbrëmë përkrahje në garën për deputet.

“Në Vicianumin antik na u dha një përkrahje e sinqertë dhe e fuqishme, që garanton një rezultat të qëndrueshëm për Partinë Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje”, ka thënë 67-shi i PDK-së, Hisen Berisha.

“Kandidati për kryeministër, z. Bedri Hamza, shpalosi orientimet programore të qeverisjes së ardhshme, duke paraqitur vizionin e qartë për zhvillim ekonomik, stabilitet institucional dhe forcim të shtetit të Kosovës. Qytetarët e Vicianumit e dëshmuan përkrahjen e tyre përmes pritjes së ngrohtë, shtrëngimit të duarve dhe momenteve të përbashkëta të memorizuara përmes fotografive, një shenjë e besimit dhe respektit të ndërsjellë. Kjo përkrahje është dëshmi se qytetarët e kësaj treve e vlerësojnë zërin përfaqësues të Hisen Berishës në Kuvendin e Kosovës, si zë të përgjegjshëm, të qëndrueshëm dhe në shërbim të interesit qytetar. Me besim, me program dhe me njerëz të dëshmuar, bashkë përpara, për fitoren e PDK-së”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Drita po përjeton një nga kapitujt më të artë…