Haradinaj: Amerika krah Kosovës

19 dhjetor 2025 | 12:17

Kryetari i AAK-së, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, ka thënë se lajmi më i mirë i mundshëm i kësaj dite është rikonfirmimi i politikës amerikane ndaj Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi.

“Ligji, tashmë në fuqi, për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, refuzon çdo ide për ndarje, shkëmbim territoresh apo ndryshim kufijsh mbi baza etnike. E mbështetë perspektiven e anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe të krejt Ballkanit Perëndimor, që përputhet në plotni më përcaktimin tonë të kahmotshëm se anëtarësimi i Kosovës në NATO, është themeli i sigurisë dhe zhvillimit tonë si Shtet e shoqëri”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, ky Ligj përcakton qartë politikën amerikane, për zbatimin e Marrëveshjes për Normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, me qëllim final njohjen reciproke.

“Kjo është rikonfirmim i mbështetjes amerikane për demokracitë në Ballkanin Perëndimor, dhe cilido zyrtar i lartë, që punon kundër integritetit territorial të cilitdo shtet, cenon rendin demokratik, shkelë të drejtat e njeriut apo është i përfshirë në afera korruptive, do të sanksionohet sipas këtij Ligji. Prandaj miqësia e partneriteti ynë me SHBA, ka qenë jetik në të gjitha fazat, përfshirë edhe synimin tonë final, anëtarësimin në NATO dhe BE, që është edhe thelbi i Programit të Aleancës! Mirënjohje përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në “Facebook”…