11-shi i AAK-së, Burim Ramadani: Pako e sigurimit për policët, 1000 policë më shumë

19 dhjetor 2025 | 12:34

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së me numrin 11, Burim Ramadani, ka bërë me dije se në programin e kësaj partie parashihet të funksionalizimet sigurimi shëndetësor dhe ai jetësor për policët e Kosovës.

Po ashtu, ai ka treguar se me AAK-në në qeveri, Policisë së Kosovës do t’i shtohen edhe 1000 policë të rinj.

“Policët e Kosovës do ta mbajnë mend qeverisjen e ardhshme, si Qeveria që më së shumti në histori do t’i qëndrojë krah tyre. Do të planifikojë dhe funksionalizojmë Pakon e Sigurimit për Policinë e Kosovës. Policët do të kenë sigurimin shëndetësor, sigurimin jetësor, si dhe mirëqenien e domosdoshme të udhëtimit dhe ushqimit.  Policia e Kosovës do të ketë edhe 1000 policë më shumë gjatë këtij mandati. Riorganizimi i brendshëm policor do të analizohet për qëllim të efektivitetit dhe rritjes së gatishmërisësë reagimit. Policia e Kosovës do të jetë e hapur edhe për kuadër civil që lehtësojnë kryerjen e detyrave policore edhe në administratë, edhe në fusha të specializuara të domosdoshme.  #krahteje #AAK129 #burimramadani11”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Marc-André ter Stegen te FC Barcelona duket…