Abdullahu: Korrektësia, arma më e fortë e Bedri Hamzës, sidomos kundër populizmit

19 dhjetor 2025 | 12:58

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se korrektësia është arma më e fortë e kryetarit të kësaj partie dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

“Konsekuenca në punë, është pjesë e veprimtarisë së tij publike shumëvjeçare si dëshmi e ripërsëritur se arritjet e shpejta në politikë si katapultime nuk zgjasin. Kjo është shkollë më vete që ja vlen të kuptohet drejtë nga ata që i hyjnë politikës”, ka shkruar Abdullahu në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Edhe diçka për kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza

* Kur Bedri Hamza është korrekt i mirësjellshëm dhe pa vokabular konfliktuoz e ofendues, mos e merrni për dobësi. Konsekuenca në punë, është pjesë e veprimtarisë së tij publike shumëvjeçare si dëshmi e ripërsëritur se arritjet e shpejta në politikë si katapultime nuk zgjasin. Kjo është shkollë më vete që ja vlen të kuptohet drejtë nga ata që i hyjnë politikës.

* Korrektësia është arma më e fortë e Bedri Hamzës, sidomos kundër populizmit. Ai nesër si Kryeministër do të jetë më i suksesshmi kundër “politikave me vuvuzela”.

* Kur dikush si Bedri Hamza është me urti në personalitet, mos e merrni për njeri që nuk reagon shpejt. Ndërmjet reagimit me nguti dhe vonesës për të reaguar, e kaluara e tij dëshmon se, sensi i tij për të përzgjedhur kur dhe pse duhet reaguar, është finesë sa me të lindur aq edhe e përsosur nga përvoja.

* Kur dikush si Bedri Hamza është korrekt, me urti në personalitet e vokabular të përmbajtur, mos mendoni që nuk i del përball të keqes. Po të ishte hezitues nuk do të përballej me gjithë ato përgjegjësi politike e financiare tash e shumë vite që dikush edhe ëndërr me pa do të shashtrisej prej tute.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Bedri Hamza, ka…