URIME DITËLINDJEN I PAVDEKSHEM MIKU IM ABDILAQIM ADEMI
Ismet Sylejmani
Ti i dashur Miku im Abdilaqim Ademi, sot do të mbushje 56 vite jetë!
Jeta Jote pa as më të voglin dyshim, do të ishte jetë e bujshme dhe e mbushur me ngjarje të mëdha, jetë besnike ndaj Udhëheqësit Ali Ahmeti dhe në shërbim të plotë dhe pa ekuivoke të Partisë BDI!
I dashur Miku im, sot në ditëlindjen Tënde, Partia Jote BDI, mban Kongresin e Pestë dhe vazhdon të jetë Parti heroike!
Partia është goditur në mënyrë të paskrupllt nga të gjithë krahët, por vazhdon të jetë Parti e pamposhtur dhe drejtohet me heroizëm nga Kryetari i saj historik Ali Ahmeti!
Ditëlindjet Tua, bashkë me pavdeksinë Tënde, janë hallka që rrugëtojnë në sinkron me sukseset historike të BDI-së dhe të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut!
Nuk të harrojnë shokët e miqtë edhe nga Kosova, njëri nga ata jam edhe unë, miku Yt,
Prishtinë, 20 Dhjetor 2025!



