Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: Ky refuzim është johuman, bie në kundërshtim me të drejtat e njeriut

21 dhjetor 2025 | 01:03

OVL e UÇK’së, janë shprehur të shqetësuar për refuzimin e Dhomave të Specializuara në Hagë që t’i mundësojnë Salih Mustafës një vizitë humanitare pranë babait të tij, i cili ndodhet në gjendje kritike shëndetësore.

Nga OVL thuhet edhe se, s’ka asnjë rrezik për ndikim në dëshmitarë apo në proces gjyqësor, dhe, sipas tyre, refuzimi i kësaj kërkese është i pakuptimtë, johuman dhe në kundërshtim me parimet themelore të të drejtave të njeriut.

Postimi:

OVL UÇK shpreh shqetësimin e thellë për refuzimin e Dhomave të Specializuara në Hagë që t’i mundësojnë Salih Mustafës një vizitë humanitare pranë babait të tij, i cili ndodhet në gjendje kritike shëndetësore.

Salih Mustafa është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë. Nuk ekziston asnjë rrezik për ndikim në dëshmitarë apo në proces gjyqësor. Refuzimi i kësaj kërkese është i pakuptimtë, johuman dhe në kundërshtim me parimet themelore të të drejtave të njeriut.

Ju njoftojmë se OVL UÇK këtë shqetësim do ta ngrejë tek të gjitha institucionet më të larta ndërkombëtare, përfshirë organizatat për të drejtat e njeriut, duke kërkuar reagim dhe përgjegjësi për këto shkelje të rënda.

Drejtësia pa humanizëm nuk është drejtësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhevdet Smakiqi: Të nderuar miq e mosmirënjohës të UÇK-së! Kurrë…