‘Hap derën e vetëdijes’, thotë bestsellerja Behrami në librin e ri

21 dhjetor 2025 | 10:29

Trajnerja dhe motivuesja më e njohur në Kosovë dhe në komunitetet shqipfolëse, Antigona Behrami, e cila merret me zhvillim personal, psikologji të motivimit dhe transformim të jetës përmes librave, ligjëratave dhe seminareve, me datë 27 dhjetor, me fillim nga ora 12:00-18:00, në “Swiss Diamond Hotel” në Prishtinë do të organizojë seminarin e radhës me temë “Ndrysho energjinë dhe lejo jetën të hapet për ty”.

Vendet për këtë seminar mund të rezervohen në këtë numër në “WhatsApp”: +383 49 241 633

Po në këtë seminar ajo do ta paraqesë para publikut edhe librin më të ri, “Hap derën e vetëdijes”, për të cilin ka njoftuar sot në rrjete sociale:

“Të dashurit e mi, sot po ndaj me ju një lajm që ka qëndruar gjatë i heshtur brenda meje. Pas shumë netësh pa gjumë, pyetjeve pa përgjigje të menjëhershme, ndalesave të gjata dhe kthimeve të vazhdueshme te vetja, kam përgatitur librin ‘Hap derën e vetëdijes’, një libër me pyetje dhe përgjigje që prekin sfera të ndryshme të jetës.

Në jetë takojmë shumë njerëz, dëgjojmë shumë rrëfime, përjetojmë histori të ndryshme, por ajo që shpesh e anashkalojmë është takimi me veten. Vetvetja mbetet pyetja më e shtyrë dhe më e neglizhuar, edhe pse është ajo që ka rëndësinë më të madhe. Pikërisht këtu fillon ky libër. Pyetjet që gjenden brenda tij nuk janë të rastësishme; ato janë ndërtuar për të ndalur njeriun, për ta përballur me veten dhe për ta kthyer vëmendjen nga jashtë, nga zhurma dhe ndikimet, drejt brendësisë.

Këto pyetje, për mua, ishin ndriçim. Përmes tyre kuptova më thellë mendimet e mia, emocionet e mia, bindjet që më drejtonin pa i vënë re dhe pengesat që i mbaja brenda vetes. Ato më ndihmuan të vetëdijesoja bindje kufizuese që i kisha marrë si të vërteta dhe të filloja një proces çlirimi të brendshëm. Pikërisht për këtë arsye, këtë herë dua të jem unë ajo që të fton edhe ty në këtë proces.

‘Hap derën e vetëdijes’ është një ftesë për ndalesë në një botë që nxiton vazhdimisht. Është një hapësirë ku, përmes qindra pyetjeve të strukturuara, do të shkruash shkurt, me ndershmëri, duke shënuar zërin tënd, takimet e tua, mungesat, plagët, mendimet, emocionet dhe, herë-herë, edhe fjalët apo mbështetjen e atyre që kanë kaluar në jetën tënde. Ky libër të udhëheq si një drejtues i qetë, por i thellë, që nuk të jep përgjigje, por të ndihmon t’i gjesh ato vetë.

Ju falënderoj që do të bëheni pjesë e këtij libri, i cili sa është imi, është edhe i juaji. Uroj që ai ta gjejë rrugën drejt atyre që janë gati të takojnë veten dhe të hapin një derë drejt vetëdijes.

Me mirënjohje, dashuri dhe respekt,

e juaja Antigona🥰”.

Kush është Antigona Behrami?

Antigona Behrami është shkrimtare e shumë librave best seller me përmbajtje motivuese/psikologjike. Janë shitur mijëra kopje dhe kanë pasur reagime të shumta nga lexuesit e saj.  Ajo ka më shumë se 11 libra bestseller dhe vazhdon të sjellë tituj të rinj me temë zhvillimi personal.  Librat e saj trajtojnë tema si fuqizimi personal, ndryshimi i jetës, gjetja e paqes shpirtërore dhe transformimi i mendimit.

Çfarë bën në publik?

Organizon seminare motivuese në të cilën marrin pjesë qindra njerëz, madje vijnë enkas edhe nga vende të ndryshme të botës, për të mësuar rreth fuqisë së brendshme dhe ndryshimit të jetës.

Mban ligjërata motivuese edhe në universitetet dhe institucione të tjera.

Publikon përvojat e njerëzve që kanë ndjekur këshillat e saj si dëshmi suksesi.

Si e përshkruajnë të tjerët?

Në media dhe në rrjetet sociale, Behrami përshkruhet si një figurë që “po transformon jetën e njerëzve” dhe që u jep njerëzve mjetet për të bërë ndryshime të rëndësishme në jetën e tyre. Një pjesë e madhe e njerëzve e admirojnë shumë dhe e quajnë shpëtimtare.



Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajnerja dhe motivuesja më e njohur në Kosovë dhe në…