Bujar Gashi i dhuron librin “Explore Kosova” kryetarit të Lyonit, Grégory Doucet

26 shtator 2026 | 20:01

Autori i librit “Explore Kosova”, Bujar Gashi, me ftesë të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Francë, ka marrë pjesë në ngjarjen kulturore “Fêtes Consulaires”, të organizuar në qytetin e Lyonit.

Gashi u ftua nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë, nën kujdesin e ambasadorit të Kosovës në Francë, z. Lulzim Hiseni, për të qenë pjesë e këtij aktiviteti, i cili promovon kulturën dhe traditat e vendeve të ndryshme të përfaqësuara në Lyon.

Një nga momentet më të veçanta të vizitës ishte takimi me kryetarin e Bashkisë së Lyonit, z. Grégory Doucet, të cilit autori Bujar Gashi i dhuroi librin “Explore Kosova”.

Përmes këtij libri, Gashi synon të promovojë bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe potencialin turistik të Kosovës, duke e prezantuar vendin para një audience ndërkombëtare.

“Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë të jem i ftuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë, nën kujdesin e Shkëlqesisë së Tij, ambasadorit z. Lulzim Hiseni, për të qenë pjesë e ngjarjes kulturore ‘Fêtes Consulaires’ në Lyon”, është shprehur Gashi.

Ai ka falënderuar përzemërsisht edhe Konsullin e Nderit të Republikës së Kosovës, z. Roger Forneris, për mbështetjen dhe mikpritjen.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kompania kosovare “Apetit SH.P.K.” ka fituar një kontratë publike prej…