Skandali i Apetitit: Kompanisë që iu gjetën 103 tonë mish me afat të skaduar del të ketë kontratë për furnizimin e institucioneve publike
Kompania kosovare “Apetit SH.P.K.” ka fituar një kontratë publike prej afro 4 milionë eurosh (3 milionë e 944 mijë e 600 euro) nga Agjencia Qendrore e Prokurimit për furnizimin e dhjetëra institucioneve në Kosovë me mish gjedhi dhe produktet e tij.
Kjo kompani u identifikua së fundmi nga autoritetet e Malit të Zi si destinacion i një kontejneri me 24.650 kilogramë mish viçi me afat të skaduar.
Sipas kontratës, janë paraparë të blihen 370 mijë kilogramë mish gjedhi me çmim prej 8.40 eurosh për kilogram, çka e çon vlerën vetëm të këtij artikulli në mbi 3.1 milionë euro.
Përveç tij, tenderi përfshin edhe 36 mijë kilogramë mish të bluar gjedhi me 4.80 euro për kilogram, 55 mijë kilogramë suxhuk me 5 euro, 32 mijë kilogramë përshutë gjedhi me 7.80 euro, si dhe 29 mijë kilogramë pleskavicë me çmim 4.80 euro për kilogram.
Kontrata kornizë e AQP-së thotë se përfitues të këtyre produketeve janë gjithsej 73 autoritete dhe institucione publike në të gjithë Kosovën, duke përfshirë komunat, QKUK-në, spitalet, Qendrën Studentore dhe Shërbimin Korrektues.
Sipas dokumentacionit, kontrata është paraparë të hyjë në fuqi më 15 dhjetor 2026 dhe të zgjasë deri më 14 dhjetor 2028.
Dokumentacioni i kontratës përfshin disa mekanizma të kontrollit të cilësisë. Produktet obligohen t’i përmbahen standardeve zyrtare të Kosovës, ndërsa çdo dërgesë duhet të shoqërohet me certifikatë veterinare-shëndetësore.
Përveç kësaj, autoritetet kontraktuese ruajnë të drejtën të kryejnë ekzaminime fiziko-kimike dhe bakteriologjike për të testuar përputhshmërinë e mishit me normat e lejuara.
Brenda 10 ditësh u ndaluan mbi 102 tonë
Më 25 shtator se autoritetet malazeze kishin evidentuar dy raste të ndara brenda vetëm dhjetë ditësh, në të cilat ishte ndaluar vazhdimi i transitit drejt Kosovës i gjithsej 102.491,03 kilogramëve mish viçi me afat të skaduar.
Rasti i parë përfshinte tre kontejnerë me peshë totale bruto prej 77.841,03 kilogramësh.
Sipas njoftimit të autoriteteve malazeze të cituar në raportimin e Kujdestari.info, gjatë kontrollit në frigoriferin e Portit të Tivarit ishte konstatuar se punëtorë të angazhuar nga një kompani nga Kosova dyshohej se kishin hequr etiketat origjinale të produkteve.
Në atë rast emri i plotë i blerësit kosovar nuk ishte publikuar, por ishte paraqitur me inicialet “A…” SHPK.
Dhjetë ditë më vonë erdhi rasti tjetër.
Në kontejnerin e ndaluar ndodheshin 1.321 paketime me mish viçi të ngrirë, me peshë totale bruto prej 24.650 kilogramësh. Sipas autoriteteve malazeze, afati i përdorimit kishte skaduar më 14 maj 2026.
Në njoftimin për këtë rast autoritetet malazeze e identifikuan kompaninë për të cilën ishte destinuar kontejneri si Apetiti SHPK.
Autoritetet malazeze kishin bërë të ditur gjithashtu se, pas komunikimit me administratat doganore të vendeve fqinje, ishin konstatuar parregullsi të lidhura me këtë kompani edhe në Portin e Durrësit dhe se informacionet ishin shkëmbyer me administratat kompetente.
Për rastet ishte informuar edhe Organizata Botërore e Doganave.
Kompania “Apetit Sh.P.K.” ka reaguar lidhur me ngarkesat me mish të gjedhi të freskët me origjinë nga Brazili, të prodhuara gjatë muajit shkurt 2026, duke sqaruar se këto produkte nuk kanë hyrë në procedurë importi dhe nuk janë vendosur në treg në Kosovë.
Kompania “Apetit Sh.P.K.” ka reaguar lidhur me ngarkesat me mish të gjedhi të freskët me origjinë nga Brazili, të prodhuara gjatë muajit shkurt 2026, duke sqaruar se këto produkte nuk kanë hyrë në procedurë importi dhe nuk janë vendosur në treg në Kosovë.
Sipas komunikatës së kompanisë, ngarkesat kishin një afat të deklaruar prej 120 ditësh nga data e prodhimit dhe fillimisht ishte planifikuar që të mbërrinin në destinacion brenda rreth 45–50 ditësh.
Megjithatë, kompania thotë se, për shkak të problemeve të krijuara në transportin detar ndërkombëtar, përfshirë ngarkesat dhe vonesat në portet e transitit, afati fillestar nuk është respektuar.
“Apetit” thotë se pas mbërritjes në Portin e Barit në Mal të Zi, ngarkesat janë vendosur në magazina doganore shtetërore malazeze, nën mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente.
Kompania pohon se gjatë kësaj periudhe ka pritur për përfundimin e procedurave të nevojshme për ri-eksportimin e ngarkesave, në përputhje me kërkesat dhe udhëzimet e prodhuesit.
Reagimi vjen pas deklaratës së AUV-it, lidhur me shqetësimet e ngritura mbi cilësinë e mishit, raporton Kujdestari.info, transmeton Insajderi.



