“Riga Pharm”, rrjeti i barnatoreve që po shtrihet me sukses në gjithë Kosovën
Sektori farmaceutik në Kosovë po shënon zhvillim të vazhdueshëm, falë kompanive serioze që merren me shitjen e barnave mjekësore me shumicë dhe pakicë, duke krijuar vende të reja pune dhe duke kontribuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Këto kompani kanë arritur të punësojnë një numër të madh profesionistësh shëndetësorë, veçanërisht në fushën e farmacisë.
Ndër emrat më të suksesshëm në këtë sektor është “Riga Pharm”, e cila është shndërruar në një nga gjigantët e tregut farmaceutik në Kosovë. Me një zgjerim të shpejtë dhe strategjik, “Riga Pharm” po konsolidohet si rrjeti më i madh i barnatoreve private në vend.
Aktualisht, “Riga Pharm” operon me rreth 70 barnatore të shpërndara në dhjetëra qytete të Kosovës, duke ofruar shërbime cilësore dhe produkte të certifikuara për qytetarët.
Kompania është themeluar në vitin 2013 nga pronari Veton Zeqiri dhe posedon gjithashtu depon e saj të licencuar, të certifikuar nga Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale, duke garantuar standarde të larta sigurie dhe cilësie.
Vetëm gjatë këtij viti, “Riga Pharm” ka hapur 12 njësi të reja në lokacione të ndryshme: Prishtinë (Aktash, Xhamia e Llapit, Dardani, Vranjevc, Santea), Klinë, Deçan, Podujevë, Pejë, Istog, Ferizaj dhe Rahovec.
Sot, kjo kompani numëron rreth 500 punëtorë, duke u renditur ndër punëdhënësit më të mëdhenj në sektorin farmaceutik në Kosovë dhe duke dëshmuar një model suksesi, profesionalizmi dhe rritjeje të qëndrueshme.



