Sot seancë ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

22 dhjetor 2025 | 07:42

Në orën 09:30 mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.

Seanca është planifikuar të filloi në orën 09:30. Të tre të akuzuarit po gjykohen për vrasje të rëndë.

Raporti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës ka konstatuar se Naim Murseli nuk ka pasur çrregullime apo sëmundje mendore në kohën e kryerjes së veprës penale.

Në seancën fillestare më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm, Granit Plava nuk u deklarua, ndërsa Kushtrim Kokalla tha se nuk do të deklarohej pa u konsultuar me mbrojtjen. Fajtor u deklarua Tom Dodaj, i cili u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 15 janar 2025, ngriti aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt. Sipas aktakuzës, Murseli, Plava dhe Kokalla kishin dakorduar që vrasja të kryhej nga Plava, me marrëveshje që Murseli t’i paguante 30 mijë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brenda 4 ditësh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur të…