Shala i PDK-së: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kanë shkelur vetëm ligjet e Serbisë (video)

22 dhjetor 2025 | 12:28

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numër 16, Ferat Shala, ka publikuar një video në “Facebook” me katër figurat qendrore të UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Ai ka vlerësuar lartë kontributin e tyre dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Shala ka thënë se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kanë prishur vetëm planet e Serbisë.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, bashkë me shumë burra e gra të atdheut tonë, e filluan një rrugëtim që ndryshoi një herë e përgjithmonë historinë e Kosovës. Ata vetëm një ligj e kanë shkelur: atë të Serbisë!  Liria ka emër!”, ka shkruar Shala në mbishkrimin e videos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së drejtorit të Institutit Albanologjik, Meliza Krasniqi,…