Hamza: Kosova duhet të ecë përpara, jo kriza të reja – kapitull i ri, tani! (Video)

22 dhjetor 2025 | 14:12

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar sot një video-mesazh drejtuar qytetarëve, ku ka theksuar  se zgjedhjet e 28 dhjetorit paraqesin një moment vendimtar për drejtimin e vendit.

“Në këtë datë, ne, qytetarët e këtij vendi, jemi përballë një vendimi të qartë: ta vazhdojmë rrugën mbrapa, me kaos, pasiguri dhe ndarje; apo ta ndryshojmë kahjen dhe të ecim përpara, me stabilitet, zhvillim dhe shpresë”, është shprehur Hamza në video.

Ai ka nënvizuar se zgjedhja e tij është e qartë dhe e lidhur drejtpërdrejt me të ardhmen e vendit: “Unë zgjedh të ecim përpara. Për familjet tona. Për fëmijët tanë. Për Kosovën”.

Në përmbyllje të mesazhit, kandidati për kryeministër fton qytetarët në bashkim rreth vizionit të tij politik: “Të gjithë bashkë. Përpara!”.

Videoja është pjesë e komunikimit zgjedhor të PDK-së në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku Hamza synon të paraqesë një alternativë të bazuar në stabilitet, zhvillim dhe shpresë për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Viti 2025 ishte pa dyshim më i suksesshmi për futbollin…