67, Hisen Berisha: Gjakova e rikonfirmoi fuqishëm mbështetjen për fitoren e madhe të PDK-së

23 dhjetor 2025 | 10:11

Kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, Hisen Berisha, në tubimin elektoral të kësaj partie në Gjakovë, tha se u rikonfirmua fuqishëm mbështetja për fitoren e madhe të PDK-së.

“Një qytet me histori, me shpirt të fortë qytetar dhe me vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës, që gjithmonë ka ditur të qëndrojë në anën e duhur të historisë”.

“Gjakova është dhe do të bëhet nyja e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Me ndërtimin e “Rrugës së Drinit”, që lidh Gjakovën me Barbullushin e Shkodrës dhe Portin e Shëngjinit, ky qytet shndërrohet në portën hyrëse doganore të Kosovës drejt detit. Përgjatë kësaj arterie strategjike do të ndërtohet edhe hekurudha, duke krijuar një bosht të ri zhvillimi, një arterie jetike që lidh prodhimin vendor me tregjet rajonale dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ai ka theksuar se Gjakova nuk është vetëm ekonomi dhe infrastrukturë.

“Ajo është qytet i kulturës, i artit dhe i trashëgimisë. Qytet i zejtarëve, i Çarshisë së Madhe, i vlerave qytetare që kanë ruajtur identitetin kombëtar ndër breza. Këtu kultura nuk është dekor, por mënyrë jetese”.

“Gjakova është gjithashtu qytet i sakrificës dhe i qëndresës kombëtare. Një nga trevat që pagoi çmimin më të rëndë gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me dhjetëra dëshmorë, me familje të tëra të goditura, me plagë që ende flasin, Gjakova mbetet simbol i flijimit për liri. Kontributi i bijve dhe bijave të saj në radhët e UÇK-së është gur themeli i shtetit të Kosovës”.

“Prandaj, mbështetja që na e dha sonte Gjakova, nuk është vetëm mbështetje politike, është besim në zhvillim, në dinjitet dhe në një të ardhme më të drejtë. Është zëri i një qyteti që e njeh sakrificën, e çmon lirinë dhe e di se zhvillimi vjen vetëm me vizion, punë dhe përgjegjësi. Gjakova flet qartë. Dhe Gjakova ecën përpara, bashkë për fitore, për zhvillim dhe për Kosovën që e meriton”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka shprehur shqetësimin e saj…