31-shi i PDK-së, Dr. Gazmend Maliqaj: Oferta e PDK-së është zgjidhja më e mirë për qytetarët

23 dhjetor 2025 | 16:42

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Dr. Gazmend Maliqaj, ka vazhduar takimet dhe bashkëbisedimet me qytetarë anë e kënd Kosovës, duke prezantuar programin zgjedhor të PDK-së dhe prioritetet e saj për zhvillimin e vendit. Maliqaj, i cili në listën zgjedhore garon me numrin 31, ka zhvilluar një takim edhe me banorët e Llapushnikut në komunën e Drenasit.

Gjatë këtij takimi, Dr. Maliqaj ka shpalosur disa nga pikat kryesore të programit të PDK-së, me theks të veçantë në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, të cilat ai i ka cilësuar si prioritete themelore për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Bashkëbisedim i sinqertë dhe me plot energji për fitore me vullnetarë nga Llapushniku i Drenasit. Ngado që shkojmë, po hasim në mbështetje dhe përkrahje për PDK-në dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza. Programi zgjedhor që ju kemi ofruar qytetarëve është oferta që jep zgjidhje konkrete për shumë probleme, ndër to arsimi dhe shëndetësia si sektorë prioritarë”, ka deklaruar Maliqaj pas takimit. Ai ka bërë thirrje për unitet dhe angazhim të përbashkët, duke ftuar qytetarët që të mbështesin PDK-në në zgjedhje, për të ecur përpara drejt një të ardhmeje më të mirë.

#PDK130
#BedriHamza1
#GazmendMaliqaj31

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jakup Nura, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike…