10-shi i PDK-së, Kujtim Gashi: PDK mbetet forca që bashkon dhe sjell zhvillim
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, i cili në listën zgjedhore garon me numrin 10, ka deklaruar se tubimet me banorët dhe nëndegët e PDK-së në Terzimahallë, Lagjen e Trimave, Bajram Currin dhe Malësinë e Vërrinit kanë dëshmuar mobilizim të madh dhe përkrahje të fuqishme për PDK-në.
Sipas Gashit, vendosmëria e qytetarëve për ndryshim po bëhet gjithnjë e më e dukshme çdo ditë, duke reflektuar nevojën për një qeverisje të përgjegjshme dhe zhvillimore. Ai e ka cilësuar mbështetjen e qytetarëve si një mesazh të qartë se PDK-ja vazhdon të jetë forca politike që bashkon dhe që ofron një vizion të besueshëm për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.
Gashi ka theksuar se PDK-ja, me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër, synon të sjellë stabilitet, zhvillim dhe përmirësim të jetës së qytetarëve, duke u bazuar në një program të qartë dhe të realizueshëm.
#PDK130
#BedriHamza1
#KujtimGashi10



