Konkursi për 21 prokurorë të shtetit anulohet nga Këshilli Prokurorial i Kosovës

23 dhjetor 2025 | 17:42

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim për anulimin e plotë të konkursit për rekrutimin e 21 prokurorëve të shtetit në Prokuroritë Themelore të Kosovës, i shpallur më 30 prill 2025. Sipas vendimit KPK ka konstatuar një sërë parregullsish procedurale dhe mospërputhje me kriteret dhe standardet e përcaktuara në Rregulloren për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit. Në arsyetim thuhet se parregullsitë kanë ndikuar drejtpërdrejt në barazinë e kandidatëve, integritetin dhe kredibilitetin e procesit të rekrutimit, duke e bërë të pamundur vazhdimin e procedurës në formën aktuale.

Vendimi:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telekomi i Kosovës Sh.A. ka prezantuar për publikun një përmbledhje…