33-shja e PDK-së, Aurora Osmani-Buca: Kur jemi bashkë, Kosova ecë përpara!
23 dhjetor 2025
| 18:04
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Aurora Osmani-Buca, e cila në listën zgjedhore garon me numrin 33, ka marrë pjesë në tubimin qendror të PDK-së për Gjilanin.
Në këtë ngjarje, ku atmosfera ishte madhështore, kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, dhe kandidatët për deputetë nga komuna e Gjilanit nën moton “Bashkë. Përpara.” dhanë mesazhin e qartë: “Kur jemi bashkë, Kosova ecë përpara!”. Osmani-Buca ka theksuar rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit për të sjellë zhvillim dhe përparim për vendin. Ajo është konsideruar një vlerë e shtuar për PDK-në dhe synon që zëri i saj të kontribuojë në të mirën e gjithë qytetarëve të Kosovës.
#PDK130
#33
#BashkëPërpara




