Shala i PDK-së: Kosova duhet t’i kthehet qeverisjes së mirë dhe normalitetit (video)
24 dhjetor 2025
| 12:13
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numër 16, Ferat Shala, ka akuzuar qeverinë Kurti për keqqeverisje, mungesë të transparencës dhe prishje të aleancave me miqtë ndërkombëtarë.
Shala në “Facebook” ka publikuar një video me disa nga adresimet e tij në Kuvendin e Kosovës.
Në mbishkrimin e kësaj videoje, Shala ka thënë se Kosova duhet t’i kthehet qeverisjes së mirë dhe normalitetit
“Një qeverisje që iku nga përgjegjësia dhe transparenca, dhe vrapoi drejt keqpërdorimit dhe prishjes së aleancave. Kosova duhet t’i kthehet qeverisjes së mirë dhe normalitetit. Kjo është një pjesë e shkurtër e disa adresimeve të mia në Kuvend. #PDK130 #FeratShala16”, ka shkruar Shala.



