Albin Kurti viziton Eqrem Kryeziun, vlerëson kontributin e tij për Prizrenin dhe Kosovën

27 dhjetor 2025 | 18:28

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar në shtëpinë e tij, ish kryetarin e Prizrenit, ish deputetin, Eqrem Kryeziun.

Ai ka shkruar në ‘Facebook’ se Kryeziu ka qenë përherë në shërbim të Prizrenit dhe në kohë të vështira ishte një prej figurave kyçe politike dhe veprimtar i paepur.

“Eqrem Kryeziu ka qenë përherë në shërbim të Prizrenit. Në kohë të vështira ishte një prej figurave kyçe politike dhe veprimtar i paepur. Kënaqësi të ndajmë disa momente bashkë për të diskutuar çka qenë dhe si është Kosova. Me shëndet ishte i fortë, mendjen e kishte të kthjelltë kurse mendimet lucide si ngahera. E falënderova për kontributin e tij dhe angazhimin ndër vite për Prizrenin dhe Kosovën”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i PDK-së, Bedri Hamza, njëherësh Kandidat i PDK-së për…