57-shja e AAK-së, Dashurije Nuhaj Bislimi: Me AAK-në bëhen ura bashkëpunimi për të mirën e Kosovës dhe jo mure

27 dhjetor 2025 | 19:07

Kandidatja për deputete e AAK-së me numër 57, Dashurije Nuhaj Bislimi, ka përcjellë një mesazh shprese dhe mobilizimi në përmbyllje të fushatës zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Ajo ka theksuar se AAK përfaqëson guximin, integrimin dhe garancinë për ruajtjen e vlerave të lirisë dhe atdhedashurisë, duke shprehur besimin se qytetarët e Kosovës do ta mbështesin këtë subjekt politik në zgjedhje.

Screenshot

“Sot, në përmbyllje të fushatës së AAK-së, mbetemi me shpresë se qytetarët e Kosovës do të votojnë subjektin tonë, i cili për Kosovën përfaqëson guxim, integrim dhe garanci me vlerat e lirisë dhe atdhedashurisë,” ka deklaruar Nuhaj Bislimi.

Sipas saj, me AAK-në ndërtohen ura bashkëpunimi për të mirën e Kosovës dhe jo mure ndarëse, duke promovuar një vizion gjithëpërfshirës dhe perëndimor për shoqërinë kosovare.

Ajo ka ftuar qytetarët që me votën për AAK – numri 129, numrin e saj 57.

“Vota për AAK 129 me nr 57 i bëhet nder dhe respekt historisë dhe ardhmërisë së Kosovës në vlera bashkëkohore perëndimore të shoqërisë tonë. Me ne premtimi është angazhim”, ka shkruar Dashurije Nuhaj Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Serbia po përgatitet të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, pas…