Pensionisti nga Gjilani: Shteti nuk bëhet me arrogancë, partitë të civilizohen (VIDEO)
28 dhjetor 2025
| 18:41
Fluks i madh i qytetarëve ka në qendrën më të madhe të votimit në Gjilan.
Këto janë zgjedhjet e katërta këtë vit në vend, dhe në një intervistë për Klan Kosovën, një pensionist tha se kur është nevoja, nuk është aspak e lodhshme të dilet e të votohet, transmeton Klankosova.tv.
“Shtetin duhet ta ruajmë, por më shumë duhet ta ruajnë bota e rinisë”, tha ai.
Pos tjerash, si pensionist, ai u shpreh se është i kënaqur me “rrogat” që i kanë.
“Pas këtyre votimeve, presim që të gjitha partitë të civilizohen. Shteti nuk bëhet me arrogancë”, ishte kërkesa e tij.



