Sot nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

29 dhjetor 2025 | 09:13

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur në konferencën e mbajtur mbrëmë se sot nis numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike.

“Numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike do të fillojë nesër (e hënë) nga ora 12:00, për shkak se i gjithë materiali sonte do të pranohet përgjatë tërë natës në qendrat e numërimit”, tha ai.

Ndërkaq janë numëruar 99,26 për qind e votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare - të cilave u paraprinë përplasjet…