Lushtaku: Skenderaj tregoi se di të qëndrojë i bashkuar dhe i palëkundur për PDK-në
29 dhjetor 2025
| 14:26
Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj dhe kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku, ka reaguar pas mbylljes së rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.
Skenderaj, ka thënë Lushtaku edhe një herë tregoi se di të qëndrojë i bashkuar dhe i palëkundur në mbështetje të PDK-së.
“Të dashur qytetarë të Skenderajt, me zemër plot mirënjohje, ju falënderoj për pjesëmarrje në zgjedhje dhe besnikërinë e treguar ndaj Partisë Demokratike të Kosovës. Skenderaj edhe një herë tregoi se di të qëndrojë i bashkuar dhe i palëkundur në mbështetje të PDK-së. Faleminderit përjetësisht për besimin!”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.



