Pasi e refuzoi detyrën, Qalaj tërhiqet nga propozimi që Lumezi të bëhet zëvendëskryeprokuror
29 dhjetor 2025
| 15:44
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, është tërhequr nga kërkesa për ta caktuar Aleksandër Lumezin në pozitën e ushtruesit të detyrës së zëvendëskryeprokurorit të Shtetit.
Këtë ai e ka konfirmuar në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) të hënën.
Ai është tërhequr pasi më herët gjatë ditës Lumezi ka refuzuar propozimin e Qalajt për përzgjedhjen në këtë pozitë pozitën e zëvendëskryeprokurorit të Shtetit.



