Vetaksident në Pejë, lëndohet një person

31 dhjetor 2025 | 10:40

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, konfirmoi për Klankosova.tv se aksidenti kishte ndodhur mëngjesin e së mërkurës.

“Sot rreth orës 09:45, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në rrugën “Agim Binak Qelaj’”në Pejë”.

“Si pasojë e këtij vetaksidenti një person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, thuhet në konfirmim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha  (Kosova pas 28 dhjetorit, zgjedhje si instrument,…