Basha: Nexhat Daci ishte një figurë e shquar të jetës politike dhe publike të vendit tonë

01 janar 2026 | 11:52

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka thënë se me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, për të cilin ka thënë se ka qenë një figurë të shquar të jetës politike dhe publike të vendit tonë.

“Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Daci, miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Gjatë viteve të shërbimit të tij në krye të Kuvendit të Kosovës, ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e demokracisë parlamentare të vendit tonë. Me vizion, maturi dhe përkushtim, z. Daci kontribuoi në ndërtimin e institucioneve demokratike, në forcimin e Kuvendit si zë i qytetarëve dhe në avancimin e proceseve politike në prag të shtetësisë së Kosovës. Trashëgimia e tij politike mbetet pjesë e historisë së Kuvendit dhe e përpjekjeve tona për shtetndërtim. U prehtë në paqe”, ka shkruar në “Facebook” Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një operacion i gjerë antidrogë i Policisë së Kosovës ka…