Defekti në rrjetin e ujësjellësit lë pa ujë disa lagje të Prishtinës

01 janar 2026 | 14:50

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa lagje të kryeqytetit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm si pasojë e një defekti në rrjetin e ujësjellësit.

Bëhet fjalë për gjysmën e lagjes së Hajvalisë, Veternikun (kah Gorenja), Lagjjen Qëndresa, Konsumatorët prapa Grand Store dhe zonën kah Rezonanca – Lagjja Premium, transmeton Klankosova.tv.

“Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë me intensitet për sanimin sa më të shpejtë të defektit. Rikthimi i furnizimit do të bëhet menjëherë pas përfundimit të punimeve”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi e nis vitin e ri duke ndjekur Barcelonën…