Numërohen mbi 95% e votave për deputetë

02 janar 2026 | 17:00

Po vazhdon verifikimi i rezultatëve për subjketet politike si dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Mbi 95% e votatave të verifikuara, Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i parë mëe 49, 09%. PDK e dyta me 21,19 %, LDK e treta 13,17 kurse AAK e katërta me 5,70%

Sa i përk listës së kanidatëve për deputetë, Albin Kurti është më i votuari. Ndër më të votuarit në LVV janë edhe, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Hajrullah Çeku,Avni Dehari, Mimoza Kusari, Ejup Maqedonci.

Nga PDK më i votuari është, kryetari i partisë Bedri Hamza, pas tij janë Arian Tahiri, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Nait Hasani, Rrahman Rama.
Lumir Abdixhiku kryetar i LDK-së është më i votuari nga kjo parti. Pas tij, janë: Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Doarsa Kica Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri, Jehina Lushaku- Sadriu.

Listës së AAK-së i prin, Ramush Haradinaj, në dhjetëshen më të votuar janë edhe, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Time Kadrijaj, Arbër Tolaj, Burim Ramadani, Pal Lekaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Mensur Nexhipi nuk njihte mbrojtës e as rival që…