Garë e ngushtë për ulësen e 15-të në LDK
02 janar 2026
| 17:24
Numërimi i votave për deputetë po i afrohet fundit. Nga mbi 95% e votave të numëruara, në listën e LDK’së ka ndryshime në renditje.
Garë e ngushtë po zhvillohet për ulësen e 15’të.
Pas përditësimit nga KQZ, shihet se Ermal Sadiku e ka kaluar me vota Fadil Hadërgjonaj. Tani gara është mes Hadërgjonajt dhe Arben Gashit.
Hadërgjonaj deri tash ka 15 mijë e 28 vota, derisa Gashi 14 mijë e 492.




