Amir Rrahmani nënshkruan kontratë me të ardhura rekorde me Napolin

08 janar 2026 | 10:51

Eksperti i merkatos, Nicolo Schira njoftoi se Amir Rrahmani do të nënshkruajë një kontratë të re me Napolin.

Qendërmbrojtësi i Kosovës do të fitojë 3.8 milionë euro në vit, që është ndoshta kontrata më e madhe që ai ka pasur në karrierën e tij

Sipas Capology, një burim jozyrtar i pagave të futbollistëve, nga kontrata e tij e mëparshme i fitonte 3.2 milionë euro në sezon. Një burim italian pretendon se Rrahmani ka refuzuar oferta më të larta nga Arabia Saudite, Turqia dhe Premier League për të qëndruar në Napoli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshjet e borës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në shumë…