Komuna e Klinës hap afatin për aplikim për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet
09 janar 2026
| 13:51
Komuna e Klinës, sot ka njoftuar qytetarët se është hapur procesi i pranimit të kërkesave për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
1. Kërkesë me shkrim për dalje në terren të komisionit, ku specifikohet lloji i dëmit;
2. Kopje e letërnjoftimit (valid);
3. Konfirmim bankar (llogari aktive);
4. Foto dëshmi të dëmeve të shkaktuara;
5. Numër telefoni kontaktues.
Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është data 19.01.2026.
Njoftimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/1DDBAXMJrN/



