Homazhe për nder të artistit Avdush Hasani në 29-vjetorin e vdekjes së tij
10 janar 2026
| 16:12
Në 29-vjetorin e vdekjes së artistit Avdush Hasani, Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica, së bashku me drejtoreshën e Teatrit të Qytetit, Elhame Kutllovci, kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tij. Në nder të veprës dhe trashëgimisë së tij, sot Teatri i Qytetit në Podujevë mban emrin e tij.
“Me krenari kujtojmë sot, në 29-vjetorin e vdekjes, artistin Avdush Hasani, i cili ka kontribuar në mënyrë të vazhdueshme dhe ka lënë një trashëgimi të pasur e të paharrueshme në art, kulturë dhe skenën teatrore. Puna e tij do të mbetet një burim frymëzimi për brezat e ardhshëm”, ka deklaruar Restelica./Bleona Potoku/

Njoftimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/1AC3j3GBvQ/



