Taulant Balla viziton Devolli Group pas zjarrit në fabrikën Comodita

10 janar 2026 | 21:18

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Shqipërisë, Taulant Balla, ka vizituar pasditen e djeshme qytetin e Gjakovës, ku është pritur në ambientet e Devolli Group për një takim me vëllezërit Blerim dhe Shkëlqim Devolli. Këta të fundit drejtojnë biznese që punësojnë rreth 10 mijë punonjës në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe vende të tjera.

Gjatë vizitës, Balla u informua mbi dëmet e shkaktuara nga zjarri i djeshëm në fabrikën Comoditá, e cila konsiderohet fabrika më e madhe në Europë në llojin e saj. Ai e cilësoi këtë ngjarje si një humbje të madhe për ekonominë e Kosovës dhe mbarë hapësirën shqiptare.

Megjithatë, sipas Ballës, drejtuesit e kompanisë kanë dhënë edhe një lajm pozitiv, duke bërë të ditur se prodhimi pritet të rifillojë që nga dita e hënë. Deputeti shprehu bindjen se kjo vështirësi do të shërbejë si forcë shtesë për Devolli Group, duke kontribuar në forcimin e mëtejshëm të ekonomisë së tyre dhe asaj të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evropa Veriore vijon të përballet me motin e keq, me…