Presidentja kujton Enver Malokun: Ishte zëri i urtësisë në kohët më të rënda për Kosovën

11 janar 2026 | 12:32

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përkujtuar veprimtarin dhe udhëheqësin e Qendrës për Informim të Kosovës, Enver Maloku, në 27 vjetorin e vrasjes së tij.

Osmani tha se Maloku, besoi te fuqia e fjalës, te dialogu dhe te vizioni rugovian i lirisë, një Kosovë e lirë, demokratike dhe e orientuar drejt Perëndimit.

“Ai ishte zëri i urtësisë dhe i dinjitetit në kohët më të rënda për Kosovën, arkitekt i komunikimit politik që e çoi të vërtetën tonë përtej kufijve”, tha Osmani.

Tutje, shefja e shtetit theksoi se Maloku i shërbeu atdheut me integritet dhe përkushtim, duke lënë gjume të thella në rrugën tonë shtetformuese.

Vrasja e Enver Malokut është krim që ende kërkon vënien e autorëve para drejtësisë. Është obligim i institucioneve të drejtësisë dhe borxh ndaj zërit të së vërtetës sonë. Lavdi jetës dhe veprës së Enver Malokut!”, deklaroi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kujtim të 42-vjetorit të rënies heroike të Nuhi Berishës…