VIDEO | Kolonë e gjatë automjetesh në aksin Komoran–Prishtinë
11 janar 2026
| 16:53
Në aksin rrugor Komoran–Prishtinë është krijuar një kolonë e gjatë automjetesh, e cila shtrihet në disa kilometra dhe, sipas raportimeve nga mediat lokale, s’i shihet fundi.
Qarkullimi po zhvillohet me shumë vështirësi, ndërsa automjetet lëvizin ngadalë vetëm në drejtim të Prishtinës.



