Prishtina drejt krijimit të Shtëpisë Arbëreshe, takim i veçantë mes Përparim Ramës dhe Zia Lucia
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot Zia Lucia, një figurë e shquar e trashëgimisë arbëreshe, me të cilën ka diskutuar për një iniciativë të rëndësishme kulturore: krijimin e Shtëpisë Arbëreshe në Prishtinë.
Postimi i plotë i tij në “Facebook”:
Sot, me zemër të hapur dhe me respekt të thellë, mirëprita Zia Lucia, një figurë që sjell me vete urtësi, traditë dhe shpirt arbëresh. U dakorduam për një ëndërr të përbashkët: krijimin e Shtëpisë Arbëreshe në Prishtinë, një hapësirë ku historia nuk harrohet, por jeton.
Një shtëpi ku arti, kultura, vlerat shpirtërore dhe gastronomia arbëreshe do të bashkohen.
Kryeqyteti e ndjen për nder dhe përgjegjësi të jetë strehë e kësaj trashëgimie fisnike. Arbëreshët nuk janë thjesht kujtesë e së shkuarës, por frymëzim për të ardhmen, shembull i rrallë i dashurisë për gjuhën, rrënjët dhe dinjitetin.
Kjo shtëpi do të jetë urë mes brezave, mes historisë dhe sotmes, mes shpirtit arbëresh dhe Kryeqyteti Prishtina që i mirëpret me krenari.
Me respekt, mirënjohje dhe dashuri Prishtina është shtëpia juaj.



