Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Podujevë, Lipjan, Gjakovë e Skenderaj

14 janar 2026 | 08:51

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Raporti i Policisë:

DHUNË NË FAMILJE

· Podujevë 12.01.2026 – NN. Është raportuar se më 13.01.2026 viktima femër kosovare ishte kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 122 fishekë, por i dyshuari nuk është takuar. Rasti është duke u hetuar.

· Lipjan 13.01.2026 – 08:11. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga i dyshuari me të cilin bashkëjeton dhe nëna e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është kthyer tek familja e saj. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 13.01.2026 – 23:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij, i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Lidhur me rastin është gjetur dhe konfiskuar një thikë, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Skenderaj 13.01.2026 – NN. Është raportuar se viktima femër kosovare në vazhdimësi ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Është bërë bastisje në dy lokacione pronë e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë. Me vendim të prokurorit viktimës i lëshuar urdhër mbrojtje, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri ndau pamje nga…