Kërcënohet Trumpi: Plumbi s’do të dështojë këtë herë

15 janar 2026 | 08:06

Tensionet mes Iranit dhe SHBA-së kanë arritur një nivel të ri dhe të rrezikshëm. Televizioni shtetëror iranian ka transmetuar një mesazh të drejtpërdrejtë kërcënues ndaj Presidentit Donald Trump, duke deklaruar se: “Këtë herë, plumbi nuk do të gabojë”.

Ky kërcënim vjen përmes një videoje ku shfaqen imazhet e Trumpit i rrethuar nga agjentët e Shërbimit Sekret, menjëherë pas tentativës për vrasje që ai pësoi në Butler, Pensilvani, gjatë vitit 2024.

Irani nuk i ka ndalur kërcënimet ndaj Donald Trump që nga viti 2020. Shkaku kryesor mbetet vrasja e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani, nga një sulm me dron i urdhëruar prej SHBA-ve.

Liderët e Gardës Revolucionare të Iranit janë betuar vazhdimisht për hakmarrje, duke e cilësuar Trumpin si objektivin e tyre kryesor. Sipas tyre, këto mesazhe janë pjesë e premtimit për të marrë hak për vdekjen e gjeneralit të tyre.

Deri më tani, Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë një koment zyrtar mbi këtë video specifike, por autoritetet amerikane i kanë marrë gjithmonë seriozisht kërcënimet e Teheranit, duke rritur sigurinë për zyrtarët e lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ursula von der Leyen dhe Komisioni i Evropian i drejtuar…