Hamza takon shefen e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën, flasin për prioritetet ekonomike të vendit

16 janar 2026 | 15:35

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka zhvilluar të premten një takim me shefen e re të Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Carol Megevand.

Hamza i ka uruar suksese Megevand në misionin e saj, si dhe i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore ndaj institucioneve tona, në funksion të zhvillimit të Kosovës.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale dhe prioritetet ekonomike të Republikës së Kosovës duke vënë theksin te nevojat reale për rritje ekonomike dhe hapje të vendeve të reja të punës.

Kreu i PDK-së ka theksuar se Kosova duhet të forcojë bashkëpunimin e ngushtë dhe të qëndrueshëm me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të vizionit për forcimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe sot në seancën gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës…