Galica: Jusufi e sfidoi pushtetin me penë, me zë dhe me guxim

16 janar 2026 | 21:01

Nesër shënohet 43 vjetori nga vrasja e Heroit të Kombit, Jusuf Gërvalla, i cili më 17 janar 1982 u ekzekutua në Gjermani nga shërbimet sekrete jugosllave, së bashku me Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën.

Në përvjetorin e kësaj ngjarjeje të rëndë për historinë kombëtare, gazetari dhe redaktori i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Besart Galica, ka kujtuar figurën dhe veprën e Jusuf Gërvallës, duke theksuar se ai nuk u vra për armën, por për fjalën e lirë dhe idealin e çlirimit kombëtar.

“Jusufi nuk u vra sepse mbante armë, por sepse mbante fjalën, mendimin e lirë dhe idealin e çlirimit kombëtar. Ai e sfidoi pushtetin me penë, me zë dhe me guxim, në një kohë kur të vërtetën e paguaje me jetë”, ka shkruar Galica.

Sipas tij, vrasja e Jusuf Gërvallës ishte një përpjekje për ta vrarë shpresën, por që dështoi, pasi pas katër dekadash emri i tij vazhdon të qëndrojë i pastër dhe i pathyeshëm në historinë shqiptare.

“Ideali për të cilin ra Jusuf Gërvalla vazhdon të jetë busull për brezat që nuk pranojnë nënshtrim”, ka theksuar Galica, duke nderuar edhe Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën si dëshmorë të fjalës dhe të lirisë.

Në fund të mesazhit të tij, ai ka shprehur homazhe me fjalët: “Lavdi e përjetshme Jusuf Gërvallës. Lavdi dëshmorëve të fjalës dhe lirisë.”

https://www.facebook.com/share/v/183xsgzczF/?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka folur me gazetarët përpara…