Kurti në Davos takon ministrin kanadez, diskutohen marrëdhëniet tregtare

19 janar 2026 | 20:57

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se pas mbërritjes në Davos, ka takuar Ministrin e Tregtisë Ndërkombëtare të Kanadasë, Maninder Sidhu, në Shtëpinë e Kosovës.

Në këtë takim u diskutuan mënyra për të forcuar marrëdhëniet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë në disa fusha, përfshirë sektorin e teknologjisë informative (ICT) dhe industrinë e minierave.

“Pas mbërritjes në Davos, pata kënaqësinë e madhe të takoja Ministrin e Tregtisë Ndërkombëtare të Kanadasë, Maninder Sidhu (@MSidhuLiberal), në Shtëpinë e Kosovës. Diskutuam mënyra për të forcuar marrëdhëniet tregtare në disa fusha, përfshirë sektorin e ICT-së dhe industrinë e minierave”, shkruan Kurti në X.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nuk ka…