Kërcënohet gazetari Lirim Mehmetaj, reagon AGK-ja
Gazetari dhe themeluesi i “VOX Kosova”, Lirim Mehmetaj është kërcënuar me jetë në “Facebook” nga një komentues.
Për këtë kërcënim ka reaguar edhe AGK-ja, duke thënë se ky kërcënim vë në rrezik Mehmetajn dhe redaksinë që ai drejton, pa çka iu është bërë thirrje Policisë që të ofrojë masa mbrojtëse.
“Kërcënim i rëndë me vrasje ndaj gazetarit të Vox Kosova, Lirim Mehmetaj, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar me kërcënimin e rëndë me vrasje ndaj gazetarit dhe themeluesit të Vox Kosova, Lirim Mehmetaj. Një koment kërcënues në Facebook ndaj tij, mes tjerash, thotë: 3 okfira me ti shpraz nlul tballit frik e kie. AGK-ja e dënon ashpër këtë gjuhë dhe i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë që të ndërmarrin masa urgjente për identifikimin dhe lokalizimin e personit në fjalë dhe ta mbajë përgjegjës për veprën penale të kanosjes. Ky kërcënim kaq serioz vë në rrezik sigurinë fizike të Mehmetajt dhe redaksisë që ai udhëheq, prandaj AGK-ja fton Policinë e Kosovës që të ofrojë masa mbrojtëse”, është thënë në reagimin e AGK-së.



