Dy shqiptarë në formacionin e javës në Superligën e Turqisë

21 janar 2026 | 14:40

Në xhiron e 18-të të Superligës së Turqisë shkëlqyen futbollistët shqiptarë.

Ernest Muçi shënoi gol për të gjashtën ndeshje rresht duke arritur shifrën e tetë golave në total në kampionat. Muçi me golin e tij i siguroi fitoren Trabzonsporit në momentet e fundit ndaj Kocaelisporit.

Bashkë me Muçin në 11-shen e javës është edhe mbrojtësi i kombëtares U21 të Shqipërisë, Arda Okan Kurtulan. 23 vjeçari realizoi gol për Göztepen në fitoren 3:1 kundër Rizesporit të Altin Zeqirit dhe Qazim Laçit, ku ky i fundit shënoi gol nga penalltia.

Në këtë xhiro të Superligës turke gol realizoi edhe mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj ndaj Fenerbahçes ne humbjen 2:3 të Alanyasporit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i ka ardhur…