Azemi: Qeveria Kurti shpenzoi 1 miliard euro për të blerë energji, nuk investoi asnjë cent në kapacitet prodhuese

22 janar 2026 | 13:17

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, ka komentuar gjendjen e rëndë energjetike në vend.

Ai ka deklaruar se rikthimi i reduktimeve të energjisë elektrike është dëshmi e qartë e menaxhimit skandaloz të sektorit të energjisë në Kosovë.

Në një konferencë për medie, ai ka kritikuar qeverinë Kurti, duke thënë se për 5 vite nuk ka investuar asnjë cent në shtimin e kapaciteteve të reja energjetike.

“Për të ardhur në këtë situatë absurde, ka vetëm dy shpjegime të mundshme: ose kemi të bëjmë me paaftësi dhe keqmenaxhim të plotë në qeverisje, ose kemi të bëjmë me kapje të sektorit energjetik dhe hajnisë të organizuar nga mafia energjetike, ku përfshihen Martin Berishaj e Vuk Hamoviqi. Të shpenzohen 1 miliard euro nga paratë e qytetarëve për import të energjisë, dhe të mos investohet asnjë euro në kapacitete të reja prodhuese që do t’i shërbenin gjeneratave të ardhshme, është veprim i dëmshëm dhe i papërgjegjshëm ndaj së ardhmes së Kosovës”, ka thënë Azemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), në bashkëpunim me projektin DEMOS,…