Këta janë kandidatët e LV-së që humbën afro 300 vota nga rinumërimi në Malishevë
22 janar 2026
| 15:29
Rinumërimi i plotë i kutive të votimit po vazhdon edhe sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Nga gjithsej 75 vendvotime në Komunën e Malishevës, deri më tani janë rinumëruar 67 prej tyre.
Të dhënat e deritanishme tregojnë se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje që ka humbur më së shumti vota nga rinumërimi është Valon Hoti me 277 vota më pak.
Pas tij renditet Gani Krasniqi.
Lista e kandidatëve të LV-së me humbje votash në Malishevë është si më poshtë:
Gani Krasniqi – 253 vota
Adnan Rrustemi – 62 vota
Albin Kurti – 47 vota
Albulena Haxhiu – 22 vota
Glauk Konjufca – 22 vota




