Këta janë kandidatët e PDK-së që humben më së shumti vota nga rinumërimi në Malishevë
22 janar 2026
| 15:33
Rinumërimi i plotë i kutive të votimit po vazhdon edhe sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Nga gjithsej 75 vendvotime në Komunën e Malishevës, deri më tani janë rinumëruar 71 prej tyre.
Fenomeni i heqjes së votave tek Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është shfaqur edhe në Komunën e Malishevës.
Tek PDK-ja numër i madh i votave i janë hequr kandidatit për deputet nga ky subjekt politik, Gazmend Maliqaj, pra, 878 sosh.
Pas tij qëndron kandidati tjetër për deputet i PDK-së, Adnan Thaçi, me 689 vota të hequra.
Numër i madh i votave iu është hequr edhe kandidatit të famshëm të PDK-së, Fetah Paçarizit. Atij i janë minusuar 610 vota.




